Julia Roberts – kameriere në detyrë sekrete

Mediale Vip

Julia Roberts – kameriere në detyrë sekrete

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:53
Julia Roberts

Edhe pse vitin e kaluar bëri jehonë lajmi se Julia Roberts (50) do të kthehet në ekranin e vogël me serinë "Sot do të jetë ndryshe", tash ka ardhur deri te ndryshimet.

Aktorja e cila herën e fundit u pa në televizion më 2014 në filmin e HBO "Normal Heart", këtë vjeshtë, më saktësisht më 2 nëntor, do të shfaqet në trilerin psikologjik Homecoming në rrjetin Amazon. Julia do të ketë rol të dyfishtë: për herë të parë si heroina kryesore e serisë dhe producente ekzekutive.

Seria prej dhjetë episodesh do të drejtohet nga  Sam Esmail. Roberts do të sjellë në jetë imazhin e Hajdi Bergman, një anëtar i stafit në Qendrën për të ndihmuar ushtarët, të kthyerit nga lufta.

Walter Cruz (Stephen James) është një nga luftëtarët që duan të kthejnë një faqe të re dhe të fillojnë fazën e dytë të jetës, ndërsa Bobby Kanavale luan Colin Belfast, njeriu me ambicie të dyshimta, përgjegjës për mbikëqyrjen e punës së Qendrës dhe Bergman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat