Vjen një lajm i hidhur nga çifti i famshëm turk

Mediale Vip

Vjen një lajm i hidhur nga çifti i famshëm turk

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:27
Berguzar Korel dhe Halit Ergenç

Berguzar Korel dhe Halit Ergenç janë çifti ynë i preferuar që nga kohërat e telenovelës ‘1001 Netë’.

Çifti kanë aktruar sërish së bashku në telenovelën ‘Vatanim Sensin’ në rolin e Azize dhe Xhevdetit, por ata kanë marrë një vendim pas përfundimit të telenovelës që i ka mërzitur të gjithë.

Çifti i famshëm kanë vendosur që të mos vazhdojnë më të punojnë për këtë telenovelë.

Menjëherë pas përfundimit të telenovelës Berguzar ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e saj.

Ajo ka prerë flokë dhe ka bërë pushime të shkurtra, sepse i është dashur të nisë menjëherë xhirimet për filmin e saj të ri.

Në këtë film Berguzar ka aktruar pranë Engin Akyurek dhe duket se të dy aktorët kanë përveshur mirë mëngët për këtë rol të ri.

Xhirimet e filmit pritet të përfundojnë këtë muaj. Ajo që na mërzit është fakti që Berguzar ka zgjedhur të qëndrojë larg ekranit për disa kohë.

Ndërprerja e punës së tyre në telenovelën ‘Vatanim Sensin’ ka qenë një vendim i përbashkët bashkëshortor dhe ky vendim duket të jetë përfundimtar.

‘Nuk kemi asnjë dëshirë për të ndryshuar vendimin që kemi marrë’,-theksoi edhe një herë Berguzar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat