Angelina Jolie po adopton një fëmijë tjetër?

Mediale Vip

Angelina Jolie po adopton një fëmijë tjetër?

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 12:30
Angelina Jolie dhe Brad Pitt me femijet e tyre

Angelina Jolie raportohet se do të bëhet së shpejti nënë e 7 fëmijëve.

Ylli i Hollywood thuhet se dëshiron të adoptojë një fëmijë tjetër.

Akoma pa arritur një marrëveshje me ish-bashkëshortin mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre, Angelia po kërkon të zgjerojë familjen.

Ajo tashmë është nënë e 6 fëmijëve: Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, Vivienne, 10 dhe Knox, 10.

Raportohet se aktorja planifikon të adoptojë fëmijën pasi të mbarojë xhirimet e filmit Maleficent 2.

Jolie adoptoi Maddox nga një jetimore në Kamboxhia në vitin 2004. Zahara erdhi nga Etiopia në vitin 2005 dhe Pax iu bashkua familjes në vitin 2007 nga një jetimore në Ho Chi Minh City, Vietnam.

Edhe fëmija tjetër thuhet se do të ketë një prejardhje jo amerikane.

"Angie gjithmonë ka dashur të ndihmojë refugjatët sirianë. Ajo me të vërtetë e dëshiron një gjë të tillë. Zemra e saj thyhet kur shikon fëmjë duke vuajtur,"-tha një burim për OK Magazine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat