Pas shkarkimit nga puna, spikerja me gjoks zbuluar Greta Hoxha arratiset për pushime në Santorini

Mediale Vip

Pas shkarkimit nga puna, spikerja me gjoks zbuluar Greta Hoxha arratiset për pushime në Santorini

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 15:08
Greta Hoxha

Greta Hoxha, vajza që u bë e njohur pas shfaqjes në televizionin “Zjarr Tv”, e cila prezantonte edicionin e lajmeve me dekoltenë zbuluar, u shkarkua nga puna pak ditë më parë. Lajmi u konfirmua nga pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, i cili nuk bëri publike arsyet e shkarkimit. Vetë Greta s’u prononcua për ndërprejen e marrëdhënies së punës me televizionin ku punonte këto vite, por ka menduar të largohet nga Shqipëria për të nisur disa ditë pushime jashtë vendit, në ishullin Santorini të Greqisë. Ajo ka postuar foto me bikini, ku shfaqet e lumtur, ndërkohë që nuk mungojnë komplimentet që i bëjnë ndjekësit dhe fansat që ka bërë për vete gjatë kohës që punonte si spikere e lajmeve në “Zjarr tv”.

Ka prej tyre që e pyesin edhe për arsyen e largimit nga ekrani, por që ajo ka preferuar të heshtë. Edhe pronari i këtij televizioni, Ismet Drishti, u shpreh për “Panoramën” pak ditë më parë se bashkëpunimi me Hoxhën ishte mbyllur pas një “mosdakordësie”, duke mos dhënë shumë detaje për të ruajtur privatësinë e gazetares.

“Është shumë e vërtetë që ajo ka marrë shumë emër nga televizioni, e ka marrë emrin me punën e saj, ka punuar shumë fort, këtë nuk e mohoj në asnjë moment, por gjithçkaje i vjen fundi në një moment, për arsye të ndryshme. Një person mediatik jeton edhe jashtë orarit të punës dhe kur kjo ndërhyn në media, nëse diçka që nuk i shkon për shtat medias që punon, atëherë marrëdhënia shkëputet. E falënderojmë për çfarë ka bërë deri tani, ka kontribuar shumë për televizionin, por këtu mbyllet”, ishte deklarata e tij.

Greta punoi këto vitet e fundit në këtë televizion, ku përveç spikeres, moderonte emision politik “360 gradë”, ku intervistonte politikanë, para të cilëve shfaqej me të njëjtin kod veshjeje, pra, me gjoks zbuluar. E prezantuar në media si modele, juriste dhe gazetare, ajo e ka shprehur që ambicia e saj kryesore mbetet televizioni, ndaj me shumë gjasa mund ta shohim në një tjetër ekran sezonin e ri. Shpesh, ajo ka folur për oferta nga producentë të huaj, për të cilat është shprehur për “Panorama Plus”: “Oferta, sigurisht që kam pasur. Tunduese nuk do të thotë vetëm paga, por kushtet e punës. Sukses nuk do të thotë karrierë, lekë dhe famë. Sukses do të thotë të zgjohesh në mëngjes e lumtur, sepse ke një motiv”.

Ndërsa për ritmin e punës në televizion, citohet të ketë thënë: “Televizioni lidhet me atë që unë dashuroj. Pra, gjithë ambicia ime ka të bëjë me televizionin. Sigurisht, që plot anë pozitive ka, pasi ne gëzojmë atë statusin e “të privilegjuarit”, ku na duhet të mos shpenzojmë lekë, sepse shumë shërbime i marrim falas. Sigurisht që ka edhe pak anë negative, por ato nuk është se vihen re”. Sa për gjoksin në formë që e nxjerr në ekran, dhe linjat që i ekspozon me bikini ajo thotë: “Në fakt, mendoj se një fizik i mirë është i trashëguar. Unë edhe ushtrohem në palestër, por ajo të tonifikon, nuk është se rregullon gjymtyrë jo të drejta. Shkoj vetëm 3 herë në javë dhe tashmë gëzoj shtatë kilogramë më shumë. Për shumë femra, pas të 20-ve fillojnë problemet e mbipeshës, celulitit, strijave, etj. Unë nuk kam asnjë nga këto, por e sigurt që do i kem një ditë. E rëndësishme është që ta duam trupin tonë dhe të ndihemi rehat me të”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat