Djali i presidentit udhëton përsëri, në një vend aq të bukur sa s’ia sheh syri gjithkujt

Mediale Vip

Djali i presidentit udhëton përsëri, në një vend aq të bukur sa s’ia sheh syri gjithkujt

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 19:38
Endrit Thaçi

Jo të gjithë fëmijët e politikanëve janë të përfolur aq sa është i biri i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.

Por jo vetëm se është djali i Thaçit por sepse Endriti është një prej të rinjve që ka udhëtuar më së shumti, pavarësisht izolimit të të rinjve kosovarë të cilët nuk arrijnë të udhëtojnë në asnjë vend evropianë pa liberalizim të vizave.

Endriti, ndryshe nga të gjithë të tjerët ka udhëtuar në shumë vende, madje edhe më larg se Evropa.

Austri, Greqi, Itali, Miami janë vetëm pak nga vendet që ai ka vizituar duke mos harruar Zvicrën e ndër to vende shumë luksoze.

Për këto udhëtime të tij, reagimet ishin të shumta madje së fundi në shumë pjesë të kryeqyteti ishin vendosur edhe ‘bilborde’ ku jeta e tij krahasohej me atë të fëmijëve të tjerë në Kosovë.

Këtë herë Endrit Thaçi ka udhëtuar përsëri, në një vend të bukur e që nuk ka dashur të tregojë se ku saktësisht, në mënyrë që t’i lë nën mëdyshje ndjekësit  e tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat