I propozon për martesë, këngëtari shqiptar ndërpret koncertin dhe puth fansen

Mediale Vip

I propozon për martesë, këngëtari shqiptar ndërpret koncertin dhe puth fansen

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:32
Ermal Meta

Këngëtari shqiptar i hitit "Non mi avete fatto niente", është kthyer në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar dhe italian. 

Ai me këngët e tij dhe zërin e veçantë ka vjedhur zemrat e të gjithëve dhe ka një numër të lartë fansash.

Ermal Meta së fundmi ka qenë në një koncert në ‘Mofletta të Barit’ ku i ka ndodhur një ngjarje e papritur. Ai është surpizuar teksa njëra nga fanset e tij i ka propozuar për martesë në mes të koncertit.

Ermali ka qenë duke kënduar, teksa ka mbetur pa fjalë ku një vajzë e quajtur Francy ka ngritur një pankartë ku shkruante se donte të martohej me të.

Ermali ka ndërprerë në këtë moment koncertin dhe ka shkuar ka gjetur vajzën dhe e ka përqafuar dhe puthur përzemërsisht, duke e falënderuar kështu për dhuratën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat