Ai është një artist mjaft i angazhuar kudo sidomos në këtë verë, por ka dashur që të sjellë një projekt mjaft të bukur, konktretisht një baladë që mban titullin “Ku je”.
Mahmut Ferati për tekstin e kësaj këngë ka bashkëpunuar me Fatmir Muja e muzika dhe orkestrimi nga Wirusi, ndërsa klipi punuar nga MProduction me të drejta nga Vuzioni&Libonia. Ky projekt është mjaft i bukur, një baladë që ia vlen ta ridëgjoni disa herë kënduar me mjaft mjeshtëri nga zëri i bukur i artistit.BS