Fituesja izraelite e Eurovisionit, Barzilai: Nuk kam qenë kurrë në Kosovë, shpresoj ta vizitoj

Mediale Vip

Fituesja izraelite e Eurovisionit, Barzilai: Nuk kam qenë kurrë në Kosovë, shpresoj ta vizitoj

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 09:37
Netta Barzilai

Kosova nuk mundet të paraqitet në festivalin evropian të muzikës të njohur si Eurovision.

E gjithë kjo në saje që shteti nuk është pranuar nga EBU-ja, rrjeti transmetim televiziv evropian.

Sidoqoftë, fituesja e këtij viti të garës ndërkombëtare, izraelitja Netta Barzilai i është përgjigjur pyetjeve të fansave përmes rrjeteve sociale.

Një ndër pyetjet ishte edhe e faqes “Eurovision Kosovo”, e cila e ka pyetur nëse do ta vizitojë ndonjëherë vendin tonë.

Artistja nuk ka hezituar të përgjigjej përmes llogarisë zyrtare Twitter, ku ka pohuar se do të donte të vizitonte Kosovën.

“Nuk kam qenë kurrë këtu! Shpresoj së shpejti”, ka qenë përgjigja e shkurtër e saj.

Kënga fituese titullohet “Toy” gjersa u komentua si Kënga e Pulës pasi fillon me ritme të tilla, dhe pse tematika është interesante sepse prek të gjithë rastet e abuzimit seksual ndaj femrave. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat