Pasi u bë me 3 fëmijë, futbollisti Sergio Ramos është gati për dasmë

Mediale Vip

Pasi u bë me 3 fëmijë, futbollisti Sergio Ramos është gati për dasmë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:37
Sergio Ramos dhe Pilar Rubio

Futbollisti Sergio Ramos është baba i tre fëmijëve, por nuk ka realizuar ende një dasmë.

Duket se ka vendosur që vera 2018 të jetë e tij pasi i ka propozuar martesë të dashurës së tij, prezantueses Pilar Rubio.

Lajmin e ka zbuluar vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte se ishte shumë i lumtur që mori përgjigje pozitive.

“Ajo tha PO. Do të të dua përgjithmonë”- shkruajti Ramos në Instragram.

Aktualisht, ata po shijojnë disa pushime pas disa ndeshjeve të forta e të vështira që ka patur Ramos gjatë këtij viti, përfshirë ato në Kupën e Botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat