Dua Lipa i është rikthyer të dashurit të saj, Isaac Carew pas më shumë se dy vitesh.
Dhe tani, ata po kalojnë momente të lumtura me njëri-tjetrin e madje nuk ndahen për asnjë moment.
E në një foto të ndarë në Instastory, ajo publikon të dashurin teksa i shkruan: “Takimi i pashëm”.
Isaac gjithnjë qëndron prapa Dua Lipës e posaqërisht tani në koncertet që Dua po zhvillon anembanë botës.
Në projekte muzikore është tejet aktive, “One Kiss”, mbetet e fundit me Calvin Harris që u prit mjaft mirë nga fansat e dyshes.