Johnny Depp arrin marrëveshje me ish menaxherët

Mediale Vip

Johnny Depp arrin marrëveshje me ish menaxherët

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:52
Johnny Depp

Johnny Depp ka arritur marrëveshje me ish bashkëpunëtoret e biznesit, të cilët i kishte akuzuar për keqmenaxhim të fitimeve të tij.

Depp kishte ngritur padi në vitin 2017 me pretendimin se mënyra se si ky ekip kishte menaxhuar punët e tij, e kishte lënë me një borxh prej 40 milionë dollarë.

Më pas Management Group ngritën kundërpadi, duke thënë se aktori mbante përgjegjësi për problemet financiare, dhe se këto probleme janë pasojë e jetës së tij të shtrenjtë, duke shpenzuar rreth 2 milionë dollarë në muaj.

Gjykimi që ishte paraparë më 15 gusht nuk do të ndodhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat