Landi i West Side Family ka ditëlindjen, dhurata e veçantë që i bëri kryeministri!

Mediale Vip

Landi i West Side Family ka ditëlindjen, dhurata e veçantë që i bëri kryeministri!

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 18:40
Landi Hysi

Landi Hysi, pjestari i grupit West Side Family, sot feston ditëlindjen. Këtë ditë të veçantë për të e ka kujtuar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.

Së bashku me dhuratat nga miqtë edhe të afërmit ka qenë edhe dhurata e Kryeministrit që ka tërhequr vëmendjen e Landit. Në një postim në Instagram këngëtari ka ndarë me ne dhuratën e veçantë.
Është një shishe vere e paketuar shumë bukur. Mbi postimin e tij Landi shton: “Rrofsh e qofsh Edi Rama”.

Mesa duket miqësia e kryeministrit me këngëtarin vazhdon që nga koha që Rama ishte kryetar bashkie. Gjatë asaj kohë Rama dhe grupi West Side Family kanë bërë dy bashkëpunime, kënga Çohu dhe Tirona.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat