Valton Krasniqi vjen me këngën e re “Sa t’kam dasht“

Mediale Vip

Valton Krasniqi vjen me këngën e re “Sa t’kam dasht“

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:49
Këngëtari nga Prizreni, Valton Krasniqi

Këngëtari nga Prizreni, Valton Krasniqi ka publikuar projektin e tij më të ri të shoqëruar me videoklip, “Sa tkam dasht“.

Valtoni i cili është rrit dhe shkolluar në Zvicër, këndon për publikun shqiptar.

“Fansat më mbajnë në muzikë, kur ata më kërkojnë unë detyrohem të punoj për ta”, ka deklaruar këngëtari i cili jeton në Zvicër.

Ai në emisionin “Reload” , ka thënë se videoklipi është xhiruar në Prizren, por sipas tij ngjason sikur të jetë xhiruar në Greqi.

Valtoni ka thënë se videoklipet e tij janë transmetuar edhe në kanalet prestigjioze ndërkombëtare, si MTV apo VIVA.

Këngëtari ka thënë se për momentin është kthyer në Kosovë, por do të ketë mbrëmje muzikore edhe në Kërçovë, Ulqin etj.

Valtoni ka thënë se ka në plan të realizoj edhe një baladë, por është në kërkim të një partnereje për të nxjerrë këtë produkt sa më mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat