Valon Behrami me bashkëshorten nisin muajin e mjaltit

Mediale Vip

Valon Behrami me bashkëshorten nisin muajin e mjaltit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 17:11
Valon Behrami dhe Lara Gut

Më datë 11 korrik, futbollisti i njohur shqiptar, Valon Behrami, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me skiatoren e njohur, Lara Gut.

Çifti u martuan në një ndejë private, me jo shumë të ftuar, ndërsa lajmin e dhanë përmes rrjeteve sociale.

Pak javë pasi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, çifti kanë vendosur që të nisen për në muajin e mjaltit.

Ka qenë vet Valoni ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq Laran pranë një pishine, teksa e shoqëron imazhin me një emoji të nuses.

Ata nuk kanë bërë të ditur destinacionin ku po kalojnë pushimet, megjithatë duket se po kalojnë çaste të ëmbla pranë njëri-tjetrit.

Valon Behrami ishte njëri prej futbollistëve shqiptarë, i cili ishte pjesë Kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror 2018. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat