Meghan dhe Princi Harry mrekullohen nga dhurata e fanses së tyre!

Mediale Vip

Meghan dhe Princi Harry mrekullohen nga dhurata e fanses së tyre!

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:24
Meghan dhe Princi Harry

Meghan dhe Harry janë një çift I adhurueshëm dhe janë shumë të dashur nga publiku jo vetëm në Angli, por edhe më gjerë. Çifti ka udhëtuar drejtë Irlandës gjatë kësaj jave dhe aty janë takuar me shumë fansa. Një nga pjesët më të bukura të këtij takimi ishte dhurata që çifti mori.

Një fanse, Chloe Mullins, i dhuroi Meghan dhe Harryt një vizatim ku shfaqeshin ata të dy. Vajza kishte marrë një nga fotot e tyre të fejesës dhe e kishte kthyer në një pikturë. Të dy janë surpirzuar, por e kanë falënderuar vajzën dhe kanë marr pikturën mes falënderimeve.

Vajza e ndau këtë çast me ndjekësit e saj në Twitter ku tha: “ Vizatimi im po shkon në Pallatin Kensington. Jam e kënaqur që munda të flas me ta, ata janë vërtetë shumë të mirë!”

Sipas revistës “People” ka qenë Harry ai që ka folur me vajzën duke e komplimentuar punën e saj, më pas ka thirrur edhe Meghanin të vij pranë tij dhe të dy janë ndjerë shumë të gëzuar pasi kanë marr dhuratën. Ka qenë vajza, e cila ka bërë pikturën që ka ndarë një video në Instagramin e saj.

Image
 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat