Një pozë me Ronaldinhon, Era Istrefi takon legjendën braziliane gjatë provave në Luzhniki

Mediale Vip

Një pozë me Ronaldinhon, Era Istrefi takon legjendën braziliane gjatë provave në Luzhniki

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 23:44
Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam

Këngëtarja e famshme shqiptare, Era Istrefi, do ta pushtojë skenën në ditën finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’. Ndërsa gjatë ditës së shtunë, ajo është shfaqur në Luzhniki Stadium për t’i bërë përgatitjet para ditës së madhe.

Ndërkaq, me këtë rast ka bërë edhe një fotografi të përbashkët me legjendën braziliane të futbollit, Ronaldinho.

“Një ditë e lumtur në prova. Faleminderit Ronaldinho që na u bashkëngjite”, ka shkruar Era në një postim në Instagram.

 

A happy rehearsals day?????????????????????Thank you @ronaldinho for joining us

A post shared by Era (@eraistrefi) on

Këngëtarja nga Kosova ndodhet në Moskë për finalen e madhe të Kampionatit Botëror. Ajo është akomoduar në një nga hotelet pranë stadiumit, ku po zhvillohen provat për performancën e madhe të natës finale.

Theksojmë se gjatë konferencës për media, Era kishte theksuar se ishte e lumtur që është përzgjedhur zëri interpretues i himnit të Kampionatit Botëror.

“Jam e nderuar dhe ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Kampionatit Botëror. Ishte një punë e madhe për mua. Bashkimi i të gjitha kombeve përmes muzikës është e mahnitshme. Moska është një qytet i bukur. Njerëzit më kanë pritur ngrohtësisht dhe ishin mikpritës”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja shqiptare.

“Live it up” titullohet kënga e Erës në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, e cila ka shoqëruar çdo ndeshje përgjatë një muaji të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Ndërkaq, Era do të performojë në ditën finale të turneut më të madh të futbollit, në Luzhniki Stadium, ku edhe do të zhvillohet ndeshja finale mes Kroacisë dhe Francës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat