Michael Buble rikthehet i përlotur në skenë, djali i mposht kancerin

Mediale Vip

Michael Buble rikthehet i përlotur në skenë, djali i mposht kancerin

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:51
Michael Buble

Michael Buble është rikthyer pas dy vitesh në skenë, për të paraqitur “British Summer Time” në Hyde Park.

Arsyeja e mungesës së performancave të tij ka qenë i biri i tij 4-vjeçar, i cili u diagnostifikua me kancer të mëlçisë.

42-vjeçari pranoi përpara turmës, duke u shfaqur më emocional se kurrë, se kishte dy vjet qëkur kishte qenë në skenë dhe si çdo njeri, edhe ai merakosej se gjithçka që kishte në një pikë mund të kishte ikur tashmë.

Pas kësaj deklarate ku pohoi edhe shërimin e djalit të tij, Michael ka shprehur mirënjohje edhe ndaj përkrahësve.

“Nuk ka fjalë për aq dashuri, mirënjohje që kam në zemrën time për hir të vetes sime, familjes sime, për dashurinë tuaj, për lutjet tuaja, për mbështetjen tuaj. Unë dua t’ju falënderoj jo vetëm për sonte, por për çdo natë, për gjithçka që keni bërë për mua. Secili prej jush ka bërë një ndryshim kaq të madh në jetën time”, ka thënë ai.

Por supriza e vërtetë e mbrëmjes ishte prania e djalit të tij në skenë, i cili këndoi një strofë kënge në krah të Michael-it.

Pas kësaj performance, Buble këndoi edhe disa nga hitet e tij më të mëdha, si “Feeling Good”, por edhe këngë nga albumi i tij i ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat