Miley Cyrus fshin të gjitha postimet në Instagram

Mediale Vip

Miley Cyrus fshin të gjitha postimet në Instagram

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 06:52
Miley Cyrus

Është gati fillimi i një vikendi të ri, dhe ndoshta, me shumë gjasë edhe fillimi i një epoke të re për Miley Cyrus e cila ka fshirë të gjitha postimet në llogarinë e saj në Instagram.

Disa nga 76 milionë fansat e saj në këtë rrjet social filluan ta vërenin se numri i fotografive të këngëtares kishte filluar të zvogëlohej vazhdimisht.

Por mëngjesin e ditës së sotme, i gjithë ‘albumi’ i mijëra postimeve është zhdukur krejtësisht.

Megjithatë, ajo ka lënë disa nga ‘storiet’ e Instagramit – që megjithatë na bën që të mos mund të themi se Cyrus e ka mbyllur krejtësisht ‘marrëdhënien’ me Instagramin.

Cyrus nuk është fytyra publike – ose në veçanti artistja- e parë që ka vendosur që të pastrojë llogaritë në rrjetet sociale.

Në fakt, një gjë të tillë e ka bërë edhe Taylor Swift pak para se albumi i saj i fundit, Reputation, të publikohej.

Pastrimi i llogarive në Instagram shpesh herë ka ditur të jetë një shenjë se artistët po përgatiten për t’i dhënë një kahje të re karrierës së tyre ose të prezantojnë një imazh të ri.

Kjo mund edhe të jetë ndoshta një arsye për veprimin e Cyrus ose edhe ndoshta është një veprim sa për rifreskim dhe asnjë arsye tjetër në prapavijë.

Cyrus, që është rritur duke qenë në qendër të vëmendjes, pasi vjen nga një familje që ka të bëjë me showbizin, dhe është rritur me polemika të shumta në sy të publikut, njihej për postimet e saj “të nxehta” në Instagram.

Por nëse doni ta përcillni Miley Cyrus, ende e keni në dispozicion llogarinë e saj në Twitter, e cila mbetet e paprekur!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat