Gjatë një vizite në Dublin, dukesha e Saseks pranoi se ajo humbi një rol në seri amerikane Sjuts.
Si pjesë e një vizite dy-ditore në Irlandë, duka dhe dukesha e Sussex, u takuan me qytetarët përballë Muzeut të emigracionit në Dublin, dhe me këtë rast, ish-aktorja ka pranuar se ndihet ende nostalgji kur është fjala për serinë Sjuts.
"I thashë se isha një tifoz i madh i serisë dhe ajo më mungon shumë," tha Fiona Moore, njëra nga qytetarët e mbledhur para muzeut.
Në fakt, pas martesës me princin Harry, Markle duke hyrë në familjen mbretërore, hoqi dorë nga aktrimi. Megjithatë, ajo duket se i mungon profesioni i mëparshëm. Ajo luajti rolin e Rachel Zane në serinë e famshme amerikane.
Fiona Moor shton se dukesha dukej shumë e relaksuar, duke qeshur dhe mahitur me turmën e mbledhur.
Gjatë kësaj vizite dyditore, dukesha e Saseksit ka ndryshuar katër kombinime veshjesh, vlera e përgjithshme e të cilave është mbi 40 mijë dollarë.