Sofia Vergara: Gjinjtë më ndihmuan në karrierën artistike - Bota Sot
Sofia Vergara: Gjinjtë më ndihmuan në karrierën artistike

Mediale Vip

E diel, 22 korrik 2018

Sofia Vergara: Gjinjtë më ndihmuan në karrierën artistike

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:41
Sofia Vergara

Sofia Vergara është një ndër aktoret më joshëse dhe seksi të botës së industrisë së hollivudit.

Aktorja e famshme thotë se në karrierën artistike e kanë ndihmuar edhe gjinjtë, të cilat i cilëson si atunë më të fortë të saj.

Si një trembëdhjetë vjeçare nuk ishte e kënaqur me gjinjtë, por sot bukuroshja, e cila festoi 46 vjetorin e lindjes, mendon krejtësisht ndryshe.

“Unë jam mirënjohës që i kam dhe sinqerisht, ato më kanë ndihmuar shumë në karrierën time”, tha Vergara.

Vergara, në moshën 17-vjeçare ishte zbuluar nga një fotograf në një plazh në Kolumbi. Shumë shpejt filloi karrierën në reklama për një pije joalkoolike amerikane.

Dhe pastaj, si tani, ajo tërhoqi vëmendjen kudo që u shfaq dhe më pas e angazhoi një agjent në dy shfaqje televizive popullore kolumbiane, të cilat i sollën rolet e saja të para.

Ajo u bë e famshme në saje të një të serialit “Modern Family”, në të cilën luajti rolin e gruas së bukur të Al Bandy (Ed O’Neill).

Bukuroshja është një nga aktoret më të paguar, pasuria e të cilëve vlerësohet në 120 milionë dollarë.

Aktualisht është e martuar me aktorin Joe Manganiel. Nga martesa e mëparshme ka një djalë, Manolamn. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test