Einxhel Shkira: Kush lakmon mashkullin me famë e para duhet të përgatitet, ja pse s’është aq bukur sa duket

Mediale Vip

Einxhel Shkira: Kush lakmon mashkullin me famë e para duhet të përgatitet, ja pse s’është aq bukur sa duket

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:41
Einxhel Shkira

Verën e kaluar Einxhel Shkira ishte “primadonna” e “Miss Shqipëria 2017”, si moderatorja sharmante në krah të Kastro Zizos, ndërsa këtë vit e shohim në panele televizive ku flet për futbollin që po luhet për Kupën e Botës. E distancuar nga puna në televizion dhe e dedikuar ndaj biznesit, Einxhel shquhet për karakterin e fortë që shpreh hapur gjithmonë atë që mendon.

Për të zbuluar disa sekrete, nëse në një marrëdhënie dashurie, ajo është bukuria që vret apo shëron, sa gjasa ka të jetë një ditë gruaja-trofe e një futbollisti të famshëm dhe rruga që ka zgjedhur për të fituar një ditë, para dhe pushtet në Shqipëri, i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Image

Në këtë atmosferë të Kampionatit Botëror të Futbollit ti hyn te tifozet e çmendura apo ato selektive dhe për cilën skuadër bën tifo?

S’kam qenë ndonjëherë as tifoze e as fanse e çmendur. Këto lloj sjelljesh euforike të tepruara s’janë në tipin tim. Jam selektive dhe e shoh ndeshjen me shumë objektivitet. Më pëlqen loja e mirë dhe e shijoj atë si një futbolldashëse. Fatkeqësisht, skuadra për të cilën bëja tifo nuk është më, pra, Gjermania.

Futbollisti që të bën të mendosh, se pa të Botërori s’do kishte kuptim?

S’kam asnjë të preferuar, sepse futbollistët shkojnë e vijnë, ato që mbeten janë ekipet. Mendoja se pa Michael Ballack s’do kishte më kuptim Gjermania për mua, por jo, vazhdoj ta ndjek dhe pse ai s’është më.

Kujtojmë që në Kampionatin Europian u listove si një nga partneret e bukura të futbollistëve të famshëm. Sa mundësi ka të të shohim sërish te këto lista, pra, të jesh në krah të një futbollisti tjetër?

Gabimisht gjendesha aty… S’më pëlqen të listohem për të tilla arsye. Të qenurit e dashura e një futbollisti apo ndër më të bukurat, s’është asgjë për t’u mburrur sepse, në fund të fundit, s’ka asnjë vlerë individuale. Por jetës s’i dihet kurrë, çfarë s’bën vaki, po gjithsesi po të listojnë ndonjë krah meje mbase më pëlqen më shumë. (qesh)

Duket sikur futbollistët me emër kanë si trofe femrat e bukura në krah. Si mendon, ia vlen të bëhesh gruaja e një të famshmi të tillë me shumë para?

Kush nuk e do femrën e bukur?! Thjesht ata e kanë më të lehtë për ta arritur, sepse realiteti është që futbollisti hyn te meshkujt më të lakmuar nga femra të ndryshme kudo nëpër botë. Të jesh femra e një mashkulli me një profesion që ka aq impenjim, do përkushtim total në karrierën e tij, fleksibël sipas axhendës së tyre dhe mbi të gjitha vigjilente nga ato që do donin të ishin në vendin e saj. Pra, kush lakmon këtë lloj mashkulli me famë dhe para, duhet të përgatitet dhe për anën jo komode të kësaj jete. A ia vlen? Unë s’mund ta di, por di që s’është aq bukur sa duket.

Në fakt, u bë pak kohë që s’të kemi pyetur për jetën tënde private. Si i ke punët me dashurinë?

(Qesh) Shumë mirë keni bërë! Unë s’kam punë me dashurinë fare, ajo më duket s’i ka punët mirë me mua. S’di çfarë ka, i ka ngelur hatri me mua më duket e s’më flet më. Ndërkohë, i je larguar televizionit për t’iu dedikuar biznesit.

Të mungon ekrani si punë, pasi prezente je në rastet e ftesave në panele?

Mesa kam kuptuar, më shumë i mungoj unë televizionit sesa ai mua, sepse s’më kanë lënë asnjë hapësirë që të më marrë malli, pasi më ftojnë shumë shpesh nëpër emisione, saqë disa jam detyruar t’i refuzoj që të mos u bëhem bajat njerëzve. Të paktën, t’i marrë edhe ata pak malli për mua.

Në panelet e ndryshme dukesh ajo vajza e fortë që nuk bën kompromise me askënd dhe asgjë. Mendon se kjo natyrë e jotja të ka mbyllur dyer?

Mendoj se kjo natyra ime më ka mbyllur jo vetëm dyer, por dhe dritare… Por ka hapur dyert e respektit tek ata që më ndjekin e kuptojnë natyrën dhe personalitetin tim të fortë. Preferoj të jem një shembull i tillë dhe le të mos më hapin kurrë asnjë derë apo dritare, nëse është pikërisht natyra ime ajo që i bezdiska disa njerëz. Unë kjo jam dhe s’do ndryshoj ndonjëherë për asgjë dhe askënd.

Meqë tani i përkushtohesh biznesit, i ke vënë synime vetes që të bëhesh e pasur dhe e pushtetshme dhe si mund ta realizosh këtë në Shqipëri?

(Qesh) Të gjithë ia vëmë këtë synim vetes, por ndryshimi është tekrruga që zgjedhim për ta arritur. Unë, sigurisht, me sedrën time të sëmurë kam zgjedhur atë më të gjatën e më të vështirën, me forcat e mia. Por realisht synimi im s’është të pasurit lekë e pushtet, por t’i arrij ato vetë si një femër e pavarur është motivi im kryesor. Sepse shumë njerëz, femrat ziliqare apo maskilistët më kanë thënë gjithmonë që të heq dorë nga ky synim, sepse s’do e arrija kurrë me forcat e mia, apo se më duhej patjetër një mashkull për t’i arritur ato që doja në jetë, e se një femër s’mund të shkojë shumë larg pa një mashkull në krah. E pra, unë ia vura si qëllim e sfidë vetes për t’u treguar këtyre njerëzve, por dhe atyre që tremben nga këto fjalë, se një femër mund t’ia dalë mbanë vetë, asgjë s’është e pamundur nëse punon dhe lufton fort për ta arritur atë që do. Do të kërkojë shumë kohë, por në fund do t’i thoni faleminderit vetëm vetes tuaj!

Cili ishte propozimi që refuzove së fundi?

Më saktë kam refuzuar disa! Asnjëri s’i përshtatej asaj që unë kërkoj për veten time. Disa larg tipologjisë sime e disa të tjera do të bëja regres nëse do i pranoja. Preferoj të mos bëj asgjë sesa të bëj diçka që s’dua apo që s’më përshtatet, aq më pak që më dëmton atë ç’ka mezi kam arritur deri tani.

Në aspektin e ndjenjave që shkëmben me të dashurin kur je në lidhje, ti je bukuria që vret apo që shëron?

Kjo është një pyetje shumë interesante sepse e analizoj shpesh si dukuri, e s’ia gjej dot përgjigjen e saktë se çfarë jam në të vërtetë. Nisem për mirë, për të shëruar, për t’i qenë pranë në nevojë e ditë të vështira, duke qenë se natyra ime e tillë është me këdo, pooor… s’e di pse përfundojnë gjithmonë të vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat