Bebe në pritje? Justin dhe Hailey, gati për të krijuar familje

Mediale Vip

Bebe në pritje? Justin dhe Hailey, gati për të krijuar familje

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 09:30
Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin

Tashmë gjithçka është e konfirmuar, Justin Bieber dhe modelja Hailey Baldwin janë fejuar dhe lajmin e publikuan vetë në rrjetet sociale, shoqëruar edhe me një foto, ku çifti shfaqet më romantik se kurrë.

“Zemra imë është tërësisht e jotja”, shkruan 24-vjeçari, teksa konfirmonte zyrtarisht zërat për një fejesë mes tyre. Por mesa duket ky nuk është lajmi i vetëm që vjen nga çifti. Ndërsa e gjithë vëmendja u përqendrua tek lajmi i unazës së diamantit që Hailey mbante në gisht, mes rreshtave më pas do të lexohej momenti kur Justin flet për një familje, për të cilën ai do të përkujdesej gjithë jetën, duke shtuar tashmë zërat për një shtatzëni të 21-vjeçares.

Justin i ka propozuar më 7/7, që sipas tij është numri i perfeksionit shpirtëror. Unaza që Hailey mban tashmë në dorë është flori i verdhë dhe rozë 12 karat rozë dhe ka kushtuar 2 milionë dollarë. Si rrallë herë, Bieber shpreh hapur dashurinë për Hailey, me fjalë të mëdha dhe premtime për një martesë bazuar në dashuri dhe respekt të ndërsjellët, ndërsa premton se do të kujdeset për familjen e tij. Mediat rozë shkruajnë tashmë se shkak i fejesës së shpejtë është shtatzënia e papritur e modeles, që duket se e ka lidhur çiftin përgjithnjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat