Blerim Destani, John Travollta dhe Morgan Freeman në të njejtin film Hollywood-ian - Bota Sot
Blerim Destani, John Travollta dhe Morgan Freeman në të njejtin film Hollywood-ian

Mediale Vip

E hënë, 16 korrik 2018

Blerim Destani, John Travollta dhe Morgan Freeman në të njejtin film Hollywood-ian

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 10 korrik 2018 Në ora: 16:11
Foto

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit "The Poison Rose" në krahë me aktorët legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman. Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore. Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na asocojnë në një djalosh meksikan me një stil karakteristik. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe. Ashtu si në filmat klasik, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit.BS

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test