Balerini Ilir Shaqiri rrëfen momentet e vështira të jetës në Maqedoni, ja kush e përloti

Mediale Vip

Balerini Ilir Shaqiri rrëfen momentet e vështira të jetës në Maqedoni, ja kush e përloti

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:24
Ilir Shaqiri

Ilir Shaqiri është pjesë e shqiptarëve që na bën krenar, balerin i talentuar, i suksesshëm, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë. Dashurinë për baletin e ka të trashëguar nga prindërit e tij, dhe të dy balerinë të njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit. I ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, balerini na rrëfeu si e ka nisur karrierën e tij, rreth familjes, por edhe dashurinë që ka për Shqipërinë.

Kërcimin e ka nisur që në moshë të hershme.

“Shkollën e baletit e kam filluar në moshën 10-vjeçare. Nuk kisha shumë dëshirë për të filluar shkollën e baletit, si të gjithë çunat doja të merresha me futboll, por prindërit më dhanë shumë shtyrje, sepse donin që unë ta jetoja atë që ata nuk patin fatin ta jetonin në kohën e dhimbshme të komunizmit. Isha një fëmijë shumë i bindshëm.  Filloi me shumë dhimbje, sepse duhet të ushtrohesh, trupi duhet të hapet. Kur kam filluar unë ka qenë shumë e vështirë, pasi standardi ishte shumë i egër, kushtet ishin shumë të varfra. Kaluan 8 vite mes orë e orë sakrificash. Pas vitit të 5-ë fillova ta doja sepse ke fituar shumë gjëra, ke fituar autonomi dhe kë dëshirën për ta demonstruar. Në shkollën e baletit hynin 20 persona dhe çdo tre muaj, ishin provimet nëse si kalojë të merrnin dhe të hiqnin dhe nisje një shkollë tjetrit. Kur arrinim 18- vjeç, përfundonin klasat vetëm me nga 3 persona“.

Iliri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Balerini ka spikatur në Shqipëri, por karriera e tij është në Itali, ku dhe ka krijuar familjen dhe jetën e tij.

Ai ka rreth 35 vite në skenën shqiptare dhe atë italiane ku ka dhuruar emocione. Ka qenë balerin në programe të njohura italiane si,  “Buona Domenioca”, “Amici”, dhe  ”La Corrida”. Iliri një emër i afirmuar në baletin kontemporan dhe atë modern, i cili me stilin dhe talentin e tij është një nga balerinë më të suksesshëm në botë.

Iliri tregoi dhe një nga momente e vështira që ka kaluar dhe ai ka qënë gjatë kohës që ishte në Teatrin e Baletit në Shkup, Maqedoni, pasi askush nuk i fliste dhe ai ndihej keq.

 “7 muajt e jetës sime dhe karrierës sime në Maqedoni kanë qenë shumë të vështira, pasi  të gjithë ishin maqedonas dhe askush nuk më thoshte as mirëmëngjesi, as mirëmbrëma, as si je. Pas 7 muajsh u detyrova të filloja të mësoja gjuhën në mënyrë që të komunikoja. Ata filluan më pas të ishin më të lirshëm dhe të më flisnin. E para fjalë që më thanë ishte a do kafe? Mu duk sikur më folën muret dhe isha shumë i tronditur. Më foli një shqiptar që quhej Besimi. Nga turpi asnjëri atje brenda nuk e dinte që Besimi ishte me nënë shqiptarë dhe baba jugosllav. Me tha, po ta them vetëm ty që unë jam shqiptar”.

Mes rrëfimit për karrierën balerini i njohur shqiptar nuk nguroi të fliste dhe për familjen e tij, sesi është njohur më bashkëshorten e tij, itialine Emeuela dhe ardhjen në jetë të vajzës e tyre të vetme.

”Me Emanuelën jemi njohur në një program televiziv. Filloi shumë miqësore dhe më pas u ritakuam në Romë, bashkëjetuam dhe më pas u martuam. Martesa ime ka qenë shumë intensive dhe e shkurtër ditët e para, pasi isha në tre programe njëkohësisht. Vajza Emily është 13 vjeçe dhe jam shumë krenar.

Gjatë emisionit nuk munguan as mesazhet e urimi që kishte dërguar bashkëshortja e Ilirit, vajza si edhe dy prindërit e tij, ku emocionet e balerinit ishin të dukshme, pasi nuk munguan as lotët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat