Shkurte Gashi në krah të “vëllait” beqar, Blerim Xhemailit

Mediale Vip

Shkurte Gashi në krah të “vëllait” beqar, Blerim Xhemailit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 09:53
Shkurte Gashi dhe Blerim Xhemaili

Blerim Xhemaili po shijon pushimet pas kampionatit botëror në shtetin rus.

Reprezentuesi zviceran ka mbaruar aventurën në Kupën e Botës dhe ka zgjedhur të pushoj para se të nis përgatitjet për sezonin e ri në Serie A me skuadrën e Bolognas.

Ai mes të tjerash është takuar edhe me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Shkurte Gashin.

 

?????????????? @b.dzemaili

A post shared by Shkurte Gashi (Official) (@shkurtegashi_) on

 

Me Vëlla @b.dzemaili ??????????????

A post shared by Shkurte Gashi (Official) (@shkurtegashi_) on

Dyshja kanë publikuar edhe fotografi në llogaritë personale në Instagram teksa këngëtarja e ka shoqëruar edhe me një mesazh që nuk lenë hapësirë për spekulime.

“Me vëllanë”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja jonë në rrjetet sociale duke hequr dilemat për një mundësi të një lidhje mes tyre.

Theksojmë se zeshkania është ende beqare dhe zyrtarisht nuk e kemi parë me ndonjë mashkull në krah të saj.

Ndërkohë, dihet se futbollisti shqiptar është ndarë së fundi prej bashkëshortes shkodrane, Erjona Sylejmanit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat