Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar valëvitet në koncertin e Dua Lipës në Finlandë

Mediale Vip

Flamuri i Kosovës dhe ai kombëtar valëvitet në koncertin e Dua Lipës në Finlandë

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:45
Dua Lipa

Dua Lipa nuk po ndalet me koncertet e njëpasnjëshme anembanë planetit tokë.

Këngëtarja së fundit ka qenë në shtetin finlandez, ku ka shkëlqyer para publikut të qytetit të Turkut.

Megjithatë, ajo edhe në këtë shteti skandinav është ballafaquar me simbole shtetërore të dyja shteteve shqiptare.

Në fakt, në koncertin madhështor të mbajtur gjatë ditës së djeshme në turmën e publikut janë vërejtur edhe dy flamuj, ai i shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Bukuroshja jonë ka sjell disa prej imazheve të koncertit për fansat duke i publikuar në rrjetet sociale.

“Faleminderit Ruisrock, 8:15PM, Niitty Stage, 08.07.2018”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram.

Ndryshe, Dua më datën 9 gusht do të jetë prezent para publikut shqiptar në Prishtinë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat