Blerim Destani është nga ata personazhe që nuk duhet të lodhet shumë për t’i bërë femrat për vete, pasi këto të fundit duken se i vijnë shpesh nga mbrapa.
Xhensila Pere është ndër vajzat e njohura shqiptare që ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Blerimit.
Disa muaj më parë ajo deklaroi publiksht se Blerim Destani është mashkulli shqiptar më tërheqës në sytë e saj.
Nisur nga kjo deklaratë asokohe Xhensila është pyetur nga prezantuesi i “IN TV” se nëse do të kishte një raport intim me Blerimin, si do të ishte seksi me të?
Ajo deklaroi se:
Është shumë atraktiv Blerim Destani. Nuk e kam takuar ndonjëherë dhe ndaj ndoshta më duket atraktiv, thjesht e kam parë në foto. Soft, e kam treguar deri tani, por ai të ngjall atë përshtypjen e hard…Por shpresoj, në rast se e takoj, të mos më zhgënjej”.
Kjo deklartatë, e cila shkaktoi shumë zhurmë në media, mbrëmjen e djeshme është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes teksa Xhensila ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”.
Modelja është pyetur se si ka reaguar Blerimi pas kësaj deklarate dhe Xhensila zbuloi se ai nuk e kishte pritur aspak mirë.
Bukuroshja u përgjigj se:
Ëhë, s’e priti mirë, s’ma vari…”