Kylie Jenner ka treguar se kujt i ngjan më shumë vajza e saj.
20-vjeçarja pranoi se Stormi e cila është pesëmuajshe po duket gjithnjë e më shumë si babai i saj, Travis Scott.
‘Ajo i ka buzët më të përsosura në botë’, tha Kylie. ‘Ajo nuk i mori nga unë, mendoi se i ka nga babai’.
Gjatë viteve, buzët e Kylie kanë qenë një temë kryesore në shtypin rozë kur fansat filluan të vinin re se buzët e saj janë më të trasha, para se ajo të pranonte se bëri ndërhyrje me mbushës të përkohshëm.