Strija? As mos u shqetësoni fare, kur i ka dhe miliarderja Kylie Jenner!

Mediale Vip

Strija? As mos u shqetësoni fare, kur i ka dhe miliarderja Kylie Jenner!

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 12:39
Kylie Jenner

Nuk jam perfekte, ishte rrëfimi i sinqertë i Kylie Jenner, që duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Twitter tregoi për ndryshimet që ka pësuar trupi i saj sidomos pas lindjes. Njerëzit gënjehen nga Instagrami, thotë një nga pjesëtaret e vogla të klanit Kardashian-Jenner; nuk është çdo gjë ashtu sic duket aty.

20 vjecarja flet pa doreza sidomos për strijat rreth gjoksit ( të dyfishuar prej shtatzanisë dhe lindjes), në pjesën e vitheve dhe kofshëve.

Nuk më bëjnë më as rrobat, vazhdon Kylie, që ështe detyruar të ndryshojë stil, edhe pse me mundësitë financiare të saj, hedhja e gardërobës në tokë nuk duhet të përbëjë ndonjë problem. Ajo është hapur me adhuruesit edhe për një shqetësim tjetër që e mundonte prej kohësh: tiparet e vogëlushes Stormi. Kishte shumë frikë se mos i ngjante asaj nga buzët ( Kylie vetë i ka pasur shumë të holla përpara operacioneve plastike), por fatmirësisht thotë se i ka të plota, si i ati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat