Kush ia mori të dashurin Armela Hysenit?

Mediale Vip

Kush ia mori të dashurin Armela Hysenit?

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 06:21

Me siguri ju kujtohet Armela Hyseni, bukuroshja që ishte pjesë e Big Brother në sezonin e fundit.

Ajo ra në sy për hiret e saj dhe për trupin me forma që e karakterizon.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Armela bëri disa ndërhyrje në pamjen e saj të jashtme, pasi shpesh ishte shprehur se nuk i pëlqente hunda e saj.

Ish-banorja është ‘arratisur’ këtë verë në ishujt Marbella në Spanjë.

Në profilin e saj në Instagram është parë teksa poston foto me pamje shume të bukura ekzotike. Por ndërmjet tyre, ish-banorja ka shkruar: “Nëse një vajzë tjetër është e aftë të të marrë burrin, po të bën një nder”.

Për çfarë ta ketë fjalën brunja bukuroshe? Mos vallë dikush i ka marrë të dashurin?! Herën e fundit Armela u fol të ishte në një lidhje me reperin Escobars, por të dy e mohuan këtë gjë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat