Lori Hoxha refuzon “Dior” për arsye konkurence!

Mediale Vip

Lori Hoxha refuzon “Dior” për arsye konkurence!

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:11
Lori Hoxha

Blogerja Lori Hoxha gjithmonë ka goditur me jetën luksoze që bën. Edhe këtë herë kështu ka ndodhur me foton që ka postuar në llogarinë e saj në instagram, ku shfaqet mes luksit në San Tropez, ku po kalon disa ditë pushime, ashtu siç di mirë ajo.

Por çudia sot është shija e Lorit, teksa kthen kafen ekstra të ofruar në barin ku ajo është ulur, ka treguar se në fakt nuk është e preferuara e saj. Kafja në dukje mjaft speciale, me emrin e shkruar “Dior”, është refuzuar nga trashëgimtarja e Top Medias, thjesht dhe vetëm për arsyen se ajo ende preferon kafen Lori, të paktën kështu shkruan Lori poshtë fotos që ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat