Ariana Grande-Nicki Minaj, tjetër bashkëpunim

Mediale Vip

Ariana Grande-Nicki Minaj, tjetër bashkëpunim

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 17:57
Ariana Grande-Nicki Minaj

Vetëm pak ditë më parë Ariana Grande dhe Nicki Minaj njoftuan nëpërmjet rrjeteve sociale se do të vinin me një bashkëpunim të ri muzikor dhe fansat prisnin me padurim t’i shihnin ato bashkë.

Projekti muzikor “The Light is Coming” po kryeson klasifikimet amerikane e ndërkohë që suksesi i saj vazhdon këngëtaret kanë surprizuar duke lançuar një tjetër këngë.

Prurja që i përket Nicki Minaj është një këngë sensuale refrenin e së cilës e këndon Grande. Kënga e titulluar “Bed” është komentuar pozivitisht nga fansat e vajzave të cilët nuk lodhen kurrë duke i parë bashkë.

Kujtojmë se për herë të parë Ariana dhe Nicki kanë bashkëpunuar në projektin e famshëm “Bang Bang” pjesë e së cilës është edhe Jessie J si edhe me “Side to Side”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat