Shtatë vjet pas kërkesës për divorc, Arnold dhe Maria ende të martuar

Mediale Vip

Shtatë vjet pas kërkesës për divorc, Arnold dhe Maria ende të martuar

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:45
Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver mund të hyjnë në librin e rekordeve botërore Guinness, për shkak se sapo e kaluan shtatë vjetorin e kërkesës për divorc dhe ende nuk e kanë përfunduar.

Maria e kishte bërë kërkesën për ndarje në korrik të vitit 2011 pasi kishte mësuar se Arnold e kishte lënë shtatzënë gruan mirëmbajtëse të shtëpisë së tyre.

Në atë kohë thuhet se bëhej fjalë për ndarjen e pasurisë 400 milionë dollarëshe, meqë kur u martuan në vitin 1986 nuk kishin nënshkruar kontratë paramartesore.

Një burim afër çiftit ka thënë se Arnold asnjëherë nuk ka treguar interes për ta finalizuar divorcin, ndërsa sa i përket Marias, ajo është e lëkundur. Ndonjëherë shtyhet për divorc, ndërsa herave të tjera thjesht e lë të ecën.

“Me të gjithë që kemi biseduar, thonë se ata të dy nuk do të rikthehen së bashku… ende. Kur shtytja vjen në fund, ata të dytë nuk duken të gatshëm për ta tërhequr këmbëzën”- shkruan tmz.com.

Pas shtatë vjetësh ekziston një mundësi e vërtetë që divorci nuk do të ndodhë… kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat