Rastet kur Meghan Markle është veshur njësoj si Princeshë Diana

Mediale Vip

Rastet kur Meghan Markle është veshur njësoj si Princeshë Diana

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:32
Meghan Markle dhe Princesha Diana

Ende pa kaluar shumë kohë nga ceremonia e martesës dhe Meghan Markle ka marrë tiparet e një princeshe të vërtetë, ndonëse titullin zyrtar e ka Dukesha e Sussexit!

Ajo jo vetëm që i është përshtatur më së miri familjes mbretërore e rregullave, protokollit që i diktojnë mënyrën e jetesës pjesëtarëve të familjes, por ajo po sillet sikur të kishte lindur në një pallat mbretëror. E sigurt në vetvete, e dashur dhe e thjeshtë, ajo i ka bërë të gjithë për vete. Jo shumë kohë më parë ishte vetë Princ Harry ai që u shpreh se bashkëshortja e tij do të ishte mikeshë shumë e mirë me mamanë e tij të ndjerë!

E nëse bisedat e tyre do të ishin të vështira për t’u parashikuar, besojmë se moda dhe stili do të ishte një pikë e fortë që do të bashkonte Princeshë Dianën me Meghan Markle, shkruan living. Në një kohë kaq të shkurtër dhe ekspertët e modës kanë grumbulluar të gjitha fotot dhe rastet ku dy princeshat janë veshur njësoj. Markle po ecën në gjurmët e princeshës ikonë që la gjurmë në industrinë e modës e jo vetëm.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat