Një dasmë si në përralla, publikohen fotot zyrtare të dasmës së Kledi Kadiut

Mediale Vip

Një dasmë si në përralla, publikohen fotot zyrtare të dasmës së Kledi Kadiut

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:08
Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari

Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë javën e kaluar. Në një ceremoni private, çifti kishte ftuar njerëzit më të afërt dhe shumë pak arritëm të zbulonim nga atmosfera e festës, por ditën e sotme, ata kanë bërë publike fotot nga dita e madhe. E para ka qenë Charlotte, ajo që ka publikuar fotot e dasmës dhe pas saj edhe Kledi.

“28 qershori, ekzaktësisht 8 ditë më parë, ky njeri më premtoi që do të kujdesej për mua dhe unë i premtova të njëjtën gjë. Thjesht një ritual që na karakterizon. Me ritin e dritës bashkuam shpirtrat tanë në një flakë të fortë dhe unike.

Më 28 qershor bashkuam njerëz nga e gjithë Europa, në mënyrë që dashuria jonë të mund të festohej dhe ndahej në një festë të madhe me të gjithë njerëzit që duam. Dhe kjo festë doli më mirë nga sa pritej.

… Faleminderit atyre që ishin të pranishëm (edhe vetëm me mendje) dhe qan, buzëqeshën dhe gëzuan me ne. Sa bukur është të falenderosh kaq shumë njerëz… dhe sa bukur është të falenderosh TY, që e bën çdo ditë unike, si 28 qershori ynë,” –ka shkruar Charlotte.

Kurse Kledi është shprehur: “Faleminderit të gjithë miqve tanë që kanë ndarë këtë ditë shumë të rëndësishme për mua, një ditë që mendoja se nuk do të vinte kurrë. Dashuria për Charlotte dhe për Lean tonë të mrekullueshme, fjalët që kanë prezantuar ceremoninë, dashuria e familjeve dhe miqve tanë, që erdhën nga larg dhe afër, kurorëzuan dashurinë tonë dhe e bënë gjithçka perfekte. Faleminderit për shpërthimin e emocioneve që më dhuruat. Faleminderit Charlotte që je gruaja që kam dëshiruar gjithmonë dhe që më bërë baba të Lea-s tonë.”

Nga fotot e postuara nga çifti duket çdo gjë perfekte, një dasmë si në përralla dhe një dashuri që shihet qartësisht në sytë e çiftit. Dhe qershia mbi tortë, vogëlushja Lea që dukej si një princeshë në dasmën e prindërve.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat