Bes Kallaku pjesë e filmit amerikan, Xhensila me shkrim emocionues për suksesin e bashkëshortit

Mediale Vip

Bes Kallaku pjesë e filmit amerikan, Xhensila me shkrim emocionues për suksesin e bashkëshortit

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 14:03
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Aktori i njohur, Bes Kallaku, ka njoftuar fansat e tij sot përmes rrjteve sociale se është përzgjedhur të jetë pjesë e kastit të filmi amerikan, “The Brave”.

Ai madje ka publikuar edhe trailerin e filmit, duke zbuluar kështu pak nga performanca e tij në filmin e ri.

Të njëjtën video, e ka shpërndarë rrjetin social Instagram e ka shpërndarë edhe bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj.

Ajo i ka bërë një dedikim special atij në mbishkrimin e fotografisë, duke i treguar se sa krenare është me të.

“Ne jete jane dy dite te rendesishme, dita kur linde, dhe dita kur e kuptove pse… Ti ke lindur per te lene gjurme dhe une jam krenare qe rrugetoj bashke me ty ne te mbrekullueshmen jete… Ke bere gjene me te bukur por me te veshtire deri tani ne jete, ke bere njerezit te buzeqeshin, dhe sic e thua edhe vete Buzeqesh sepse ne kurre nuk do qeshim dy here me te njejten shaka, ama do qajme disa here per te njejtin problem. Ky eshte vetem fillimi, sepse une di qe ti do ngjitesh shume lart dhe do kthehesh prap per ti dhene doren dikujt tjeter… Krenare per ty”, janë fjalët e Xhensila Myrtezajt.

Ndërkohë që edhe Besi, i njohur për humorin e tij, nuk ka nguruar të komentojë në postin e saj duke shkruar: “hau cme ke emocionu, i lumtur qe tkam”.

Në vetëm pak ditë, çifti pritet të bëhen prindër për herë të parë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat