Një fotografi që e zbulon të dashurën e Mozzikut, Loredanën shtatzënë

Mediale Vip

Një fotografi që e zbulon të dashurën e Mozzikut, Loredanën shtatzënë

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 09:25
Mozzik dhe Loredana Zefi

Mozzik dhe Loredana Zefi janë në lidhje gati dy vjet dhe gëzojnë lidhje të shëndoshtë.

Mediat raportuan se çifti është duke pritur të bëhet prindër, por të cilën gjë nuk e konfirmuan.

Madje, këngëtarja reduktoi publikimin e fotografive në rrjetet sociale duke sjell vetëm disa sosh të vjetra.

Në stilin e Kylie Jennerit dhe Zaimina Vasjarit nuk e shfaqte trupin në imazhe duke mos dhënë shenja mbi shtatzëninë.

Por, së fundi ka publikuar disa imazhe teksa shihet me barkun e rrumbullakosur në krah të reperit. E veshur relativisht gjerë, kilogramët e shtuar vërehen tashmë më së miri.

Çifti në këtë formë do të bëhen prindër për herë të parë brenda këtij viti dhe ne i urojmë fat.

Ndryshe, Zefi ka publikuar një videokëngë gjersa reperi është duke punuar në këngë të reja. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat