Kledia Haxhaja: Tetë vitet si nuse në pasarelë, dhëndri i ëndrrave duhet të jetë inxhinier si unë

Mediale Vip

Kledia Haxhaja: Tetë vitet si nuse në pasarelë, dhëndri i ëndrrave duhet të jetë inxhinier si unë

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 15:43
Kledia Haxhaja

Mund ta etiketojmë “nusja e pasarelave”, pasi ka 8 vjet që sfilon e veshur me të bardha. Kledia Haxhaja është modelja që ka filluar karrierën që në moshën 14 -vjeçare, kur fitoi çmimin e parë në konkursin “Miss Globe International 2011”. Edhe pse u rrit në botën e modës, ajo të ardhmen e sheh në profesionin e inxhinieres. Për miqësitë me vajzat VIP që vishen nuse çdo verë për punë, pse nuk lakmon djemtë e famshëm dhe dhëndrin e ëndrrave ajo flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Të shohim të veshur nuse edhe pse s’je martuar vetë ende…

Po bëj ende prova (Qesh). Në fakt, nuk është në planet e mia të afërta martesa, synimi im për momentin është karriera inxhinierike që sapo e kam filluar.

Prej gati një dekade të shohim nuse në sfilafë, çfarë ndjesie të jep ai fustan?

Më janë bërë tetë vjet që vesh fustanet e “Geraldina Sposa” dhe për çdo herë që i vesh më krijohet ndjesia sikur është hera e parë. Fustanet e Geraldinës janë madhështore dhe të bëjnë të ndihesh si një princeshë. Për një moment mendon se je në dasmën tënde, pastaj shikon që mungon dhëndri, haha…

Ajo çfarë bie në sy te ti është se modelon me fustan transparent. Që të jesh nusja që zbulon pak më shumë, mendon se kërkon guxim të madh?

E dimë që mentaliteti vazhdon të jetë i njëjtë në Shqipëri, por kur ndihesh mirë dhe bukur me një fustan, në këtë rast transparent, nuk ka pse të të interesojë çfarë mendojnë të tjerët. Unë eci me mendimin: “Është dita jote, ti je princesha”.

Në sfilatën e fundit, si u ndjeve mes nuseve VIP dhe cilën do të veçoje, atë më joshësen apo tunduesen?

Nuk është hera e parë që rri mes nuseve VIP, sepse ato janë të gjitha mikesha të miat. Nuk mund të bëj një veçim të tillë pasi Geraldina Sposa gjithmonë zgjedh më të mirat.

Kur sheh një vajzë të veshur nuse, gjithmonë kurioziteti të shtyn te dhëndri. Mes djemve të famshëm, cilin do të dëshiroje në krah?

Nuk do të dëshiroja që i dashuri im të ishte i famshëm, kështu që nuk është se e kam menduar ndonjëherë.

Po burri i ëndrrave të tua, si duhet të jetë?

Inxhinier si unë dhe më i gjatë (qesh).

Je e dashuruar dhe të duket e vështirë të mbash një lidhje stabël?

Jo, për momentin nuk jam e dashuruar. Përsa i përket lidhjes stabël, mendoj se mund ta mbash në qoftë se ke arritur të gjesh personin e zemrës, personin të cilin ti nuk arrin ta mendosh jetën pa të. Dashuria gjithmonë triumfon.

Prej një dekade, njihesh si “nusja e pasarelave”. Të prekësh pasarelat e botës është një realitet që e ke provuar apo ende?

Duke qenë se përherë e kam konsideruar modelingun si një hobi e jo diçka të cilën do të punoj gjithë jetën për të, nuk e kam menduar ndonjëherë që ta vazhdoj edhe jashtë vendit tim. Gjithsesi, asnjëherë nuk i dihet të ardhmes dhe trurit. Por sot për sot karrierën time nuk e shoh në modeling, por në profesionin që kam mbaruar shkollën, inxhinieri.

Si ndihesh ti në tregun e modeleve të Shqipërisë, e mirëpaguar apo jo?

Duke qenë se kam vite që modeloj, jam e mirëpaguar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat