Ikën me sherr nga DWTS, por bashkëshorti i Almeda Abazit publikon foton nga Shqipëria

Mediale Vip

Ikën me sherr nga DWTS, por bashkëshorti i Almeda Abazit publikon foton nga Shqipëria

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 14:41
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Pak javë më parë aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman vizitoi vendin tonë pasi mori pjesë në spektaklin “Dancing with the stars”. Ai vallëzoi me bashkëshorten e tij Almeda Abazi, e cila ishte edhe prezantuesja e këtij spektakli për këtë sezon.

Por kujtojmë se kur ikën, Almeda bëri një postim në “Instastory” ku akuzoi produksionin e “Dancing with the stars”, se nuk kishin bërë një pritje të denjët për Tolgahan, dhe madje nuk kishin paguar as shpenzimet ekstra tek hoteli ku qëndruan.

Sigurisht që kjo deklaratë bëri bujë në media dhe i menjëhershëm ishte reagimi i “Vizion Plus” ku bëri publike faturat e Almedës.

Por pavarësisht sherrit me produksionin, aktori Tolghan ka ngelur i kënaqur  nga Shqipëria. Së fundmi ai ka publikuar një foto në “Instastory” ku shfaqet bregdeti i Durrësit, nëpërmjet të cilës tregon se ka mbetur i mahnitur nga ajo pamje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat