Edhe Bebe Rexha krenare që është shqiptare

Mediale Vip

Edhe Bebe Rexha krenare që është shqiptare

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 23:33
Bebe Rexha

Këto ditë kur të gjithë shqiptarët janë ndjerë mëse krenarë për prejardhjen e tyre falë golave që Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka i bënë kundër Serbinë, hijeshinë ia ka shtuar më shumë edhe Bebe Rexha.

Këngëtarja që po çan top listat botërore me hitet e saja, ka publikuar postimin e një personi në Instagram që tregon se Bebe-aj është këngëtarja shqiptare e saj e preferuar.

“Kur udhëton për në San Fransisko dhe sheh një billboard të një prej këngëtareve më të pëlqyera shqiptare”, shkruan në mbishkrimin e fotos që vajza e ka publikuar e kun ë billboard shihet Bebe-ja.

Në fund të fjalisë është vendosur edhe flamuri kuqezi, andaj edhe këngëtarja nuk ka hezituar ta publikojë këtë postim në Instastoryn e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat