Vite më parë ishin në lidhje, Ledri Vula pëlqen këtë koment të Dua Lipës

Mediale Vip

Vite më parë ishin në lidhje, Ledri Vula pëlqen këtë koment të Dua Lipës

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 10:52
Ledri Vula e Dua Lipa

Ledri Vula është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.

Ai madje ka raporte shumë të mira me artistet që tani gëzojnë famë ndërkombëtare.

Vite më parë, Ledri Vula ka qenë në lidhje me këngëtaren Dua Lipa, e cila tani është emër shumë i kërkuar në mbarë botën.

Edhe pas ndarjes, ai ka raporte të mira me të dhe babain e saj, Dukagjin Lipa, i cili njëherësh e menaxhon këngëtaren.

Së fundi, Ledri ka pëlqyer një postim të babait të Duas që lidhej me këngën e fundit të saj dhe njëherësh edhe komentin që këngëtarja i la babait të saj mbi fotografinë e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët fesuan me simbolin e shqiponjës pas golave që shënuan për Zvicrën.

“ZEMRA MAL”, ka qenë komenti i Dua Lipës, e cila përveç pëlqimit të Ledrit, ka marrë edhe mijëra pëlqime nga ndjekësit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat