1 vit pas ndarjes u fejua me Albën, flet për herë të parë Albi Nako

Mediale Vip

1 vit pas ndarjes u fejua me Albën, flet për herë të parë Albi Nako

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 07:38
Pas ndarjes me balerinën e njohur, Klaudia Pepa, për Albin filluan të qarkullojnë lajmet se ai është në një lidhje të re me Alba Hoxhën

Kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar për koreografin e njohur shqiptar Albi Nako. 

Përveç projekteve të shumta që ka në television, por jo vetëm, për Albi Nakon duket se ka shumë lajme nga jeta e tij private.

Pas ndarjes me balerinën e njohur, Klaudia Pepa, për Albin filluan të qarkullojnë lajmet se ai është në një lidhje të re me prezantuesen e motit të Tv Klan, Alba Hoxha.

Disa kohë më parë një udhëtim pune i dyshes së njohur në Paris dhe Amsterdam, u bë kryefjala e mediave, duke u shkruar gjërë e gjatë se ata ishin në një lidhje.

Koreografi Albi Nako i mohoi asokohe lajmet se është në një lidhje me Albën.

Mirëpo, mediat vazhduan të shkruajnë për historinë e tyre.

Dje dhe sot në portale, ka marrë dhenë lajmi se Albi dhe Alba e kanë çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre; duke e bërë zyrtare me një fejesë.

Dyshja e njohur nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi që ka dy ditë që zien rrjetin.

Mirëpo, sot në një prononcim për Revistën Class, koreografi i trupës së baletit të Tv Klan ka folur rreth kësaj fejese.

“Nuk është i vërtetë ky lajm. Unë nuk jam fejuar”,-është shprehur Nako.

Madje ai ka mohuar sërish zërat se ai është në një lidhje me Albën. Albi është shprehur se as nuk është i lidhur me Albën dhe as nuk është fejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat