Blero gati për sezonin e verës, paralajmëron projektin e ri muzikor “Bingo”

Mediale Vip

Blero gati për sezonin e verës, paralajmëron projektin e ri muzikor “Bingo”

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:57
Blero

Këngëtari i njohur, Blero, vazhdon të mbetet një ndër emrat më të kërkuar në estradë.

Ai ka treguar së fundmi se është gati për verën 2018, duke paralajmëruar kështu projektin e tij më të ri muzikor.

“Bingo” mban titullin kënga e tij më e re, e cila ka përfunduar së incizuari, ndërsa pritet të publikohet vikendin tjetër.

Kënga është punuar nga Chekic Beats, gjersa teksti është shkruar nga vet këngëtari, ndërsa pritet që së shpejti ta finalizojë edhe me klip.

Kujtojmë që kënga e tij më e fundit mbetet “Plaga ime”, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren Fatlume Popovci.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku, duke shënuar mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube.

“Bingo” duket të jetë gjithashtu një këngë interesante, teksa një pjesë të vogël të saj, këngëtari e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat