Shakira kritikohet se nxori në shitje qafore me simbolin nazist

Mediale Vip

Shakira kritikohet se nxori në shitje qafore me simbolin nazist

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 08:11
Shakira

 

Këngëtarja e popullarizuar kolumbiane, Shakira, është në qendër të një skandali për shkak të një qaforeje me simbole naziste, e cila është shitur në faqen e saj zyrtare.

Në kuadër të turneut ‘El Dorado World Tour’, 41-vjeçarja ka nisur edhe me shitjen e gjësendeve përmes faqes së saj zyrtare.

Nga të gjithë afrodiziakët kjo mjaltë është shija më e ëmbël e romancës tuaj

Qaforja me me emrin e turneun ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve, pasi në të ndodhet një simbol nazist.

Është fjala për në simbol të mistershëm të lidhur ngushtë me Svastikën, i njohur si ‘Dielli i zi’.

Mediumi gjerman, Bento, pohon se qaforja jo vetëm që është ngjashme, porse në të ndodhet simboli që e kanë përdorur nazistët.

 

Nga ana tjetër, mediat amerikane raportojnë se disa ditë pas kritikave, Shakira e ka larguar nga lista e shitjeve produktin me elemente naziste.

 

Spekulohet se gabimin e ka bërë dizajneri i qafores, i cili nuk ka lexuar mjaftueshëm për kuptimin e simbolit.

Këngëtarja e famshme akoma nuk i ka komentuar thashethemet dhe kritikat në lidhje me qaforet që shiteshin për 9.95 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat