Eva Murati, sherr me Rike Roçin për futbollistët e Kombëtares

Mediale Vip

Eva Murati, sherr me Rike Roçin për futbollistët e Kombëtares

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 07:16
Rike Roçi, Eva Murati

Një postim në rrjetet sociale nga një profil me emrin Jurgen Klopp (që është trajneri i Liverpool), është bërë shkas për një sherr virtual me gazetaren e sportit Eva Murati dhe ish-banoren e “Big Brother”, e cila mori famë si tifozja seksi kuq e zi, Rike Roçi.

Sipas këtij profili, që u spekulua shumë nëse ishte real apo jo, Jurgen tregoi arsyen se përse i mungon Shqipëria në këtë botëror, pra, tifozet e Kombëtares.

Në këtë profil është postuar një foto e Rike Roçit dhe Irida Oxas me simbolin e shqiponjës, foto e cila u shfaq në shumë media ndërkombëtare në Kampionatin Europian të Futbollit. Me sa duket, kjo nuk i ka pëlqyer gazetares sportive Eva Murati, e cila në foton e ripostuar shkruan: “Nuk di, ta marr për kompli-ment apo…”.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Rike Roçit: “T’i themi shoqes E.M. të Tringut (tani e zbulova kush është), që për kompliment ta marrë atë foton time që ka postuar në “Instastory”-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur e të mirë, më bëhet qejfi.”

Dhe nuk ka vonuar përgjigja nga Eva pas këtij reagimi të Rikes, duke e zhvendosur kështu vëmendjen nga ndeshjet, pasi ndjekësit ndoqën hap pas hapi batutat hidh e prit mes dy vajzave të njohura, që, sipas burimeve tona, nuk njihen personalisht. Tekstit ironizues të Rikes, Eva iu përgjigj kështu: “Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave, talentit, mundit të djemve që luajnë me Kombëtaren tonë, shkon përtej bukurisë apo jo, të një individi. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto, nuk do guxoja, se e di që, fatkeqësisht, ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër”, ka shkruar Eva, duke nënkuptuar se ajo mbi futbollistët nuk vë askënd.

Por shumë ndjekës kanë komentuar në këtë debat virtal, duke e cilësuar postimin e Evës thjesht një xhelozi femërore e shprehur hapur ndaj dy vajzave të njohura që jetojnë në Itali, Rikes dhe Iridës.

Image

Kujtojmë që tifozja kuq e zi, Rike Roci dhe mikesha e saj Irid Oxa ranë në sy të “Euro 2016”, pas fotove të tyre nga stadiumi. Të dyja shumë tërheqëse dhe me dekoltetë që binin në sy, fotot e tyre bënë xhiron e botës, brenda 24 orëve. Më pas, ato treguan se janë njohur në Milano dhe u bënë shoqe menjëherë pasi ndjenë se kishin të njëjtin shpirt aventure dhe pasione për jetën. Fotot e publikuara gjatë Kampionatit Europian ishin një rastësi, ose më mirë të themi ato iu bënë përshtypje aq shumë fotografëve, sa i fokusuan në objektivin e tyre, duke u bërë fytyrat më të pëlqyera të tifozerisë në pak orë. Kaq u desh që Rike dhe Irid të merrnin ftesa për të qenë të ftuara në shumë panele programesh sportive.

Ndërsa Eva Murati në fillim të atmosferës së emisioneve televizive për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, e ftuar në një emision televizIV hodhi kunjën e parë për koleget e saj.

Në një kohë kur emisionet sportive po konkurrojnë njëri-tjetrin për të ftuarin më VIP apo më seksi, ndërsa diskutimet janë fokusuar te Botërori i Futbollit Rusi 2018, prezantuesja e njohur Eva Murati që drejton vetë një emision të tillë prej 2 vitesh, është e mendimit se veshja e prezantueseve duhet të jetë sa më etike.

“Mendoj, aq sa të jetë etike për t’u parë, duke pa-sur parasysh që emisionet sportive, aq më tepër këto të Botërorit i sheh e gjithë familja, nuk do t’i shohë vetëm një publik mashkullor, por e ndjek e gjithë familja. Botërori është festë, Botërori është energji, është qejf, me dëshirë. Të gjithë i shohin ndeshjet, pak a shumë. Kështu që aq sa të jetë etike mendoj unë dhe aq sa ti të mund ta përballosh. Nuk mund të ta tërheqë më tepër vëmendjen dekolteja se sa ajo që ti flet. Pra, duhet ajo çfarë është e pranueshme për një publik të gjerë”, tha ajo.

Image

Për ta mbështetur mendimin e saj, Eva Murati përdori edhe një shprehje të vjetër shqiptare si dhe u bazua te fjalët e Barbara Durso, duke thënë: “Hape dekoltenë aq sa mund të japësh dhe të flasësh. Mua më duket mjaft interesante. Nëse ti ndihesh mirë, askush, të paktën vetëm pjesa më e madhe nuk do përqendrohet te hiret e tua, por do përqendrohet në atë çfarë ti flet dhe di të thuash”.

Eva Murati prezanton prej 2 vitesh Studio UEFA Champions League dhe Sport Week në platformën Tring Digital ndërsa aktualisht është moderatore edhe e emisionit kushtuar Kampionatit Botëror të Futbollit “Extra Time” në Vizion Plus dhe Tring.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat