Premiera e komedisë “Biznismeni n’Dubai” pritet mjaft mirë në Gjakovë

Mediale Vip

Premiera e komedisë “Biznismeni n’Dubai” pritet mjaft mirë në Gjakovë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 qershor 2018 Në ora: 20:49
Premiera e komedisë “Biznismeni n’Dubai” pritet mjaft mirë në Gjakovë

Në Pallatin e Kulturës në Gjakovë mes shumë artdashëve që kishin mbushur sallën e kinemasë si dhe miqtë dhe të ftuar u mbajt premiera e komedisë “Bisnismeni n’Dubai”. 

Kjo komedi e cila u prit mjaft mirë nga të pranishmit që e duartrokitnin vazhdimisht qoftë për interpretimin e komedianit të njohur Sevdai Radogoshi, por edhe të protagonistëve të tjerë aktorëve: Robert Ukaj, Nikë Rrasi dhe Shkumbin Radogoshi. I gjithë filmi është realizuar në Dubai ku protagonistët tregojnë se ka qenë mjaft e vështirë për të marrë lejë për të xhiruar në disa pjesë të bukura të këtij vendi, por më në fund ajo që është finalizuar të tregonte një komedi mjaft të bukur e me kuptim deri te roli i 4 aktorëve shqiptarë si në Hollywood.

Ndërsa për të gjithë shqiptarët në Zvicër nesër do të jetë premiera në orën 15.00 në SCHLOSSKINO Frauenfeld. Producent dhe organizator i kësaj komedie është Robert Ukaj , i cili na tregoi se është ndarë i kënaqur tani që u dha premiera në Gjakovë me gjithë vështirësitë e realizimit që kanë pasur në Dubai, ndërsa ishte i  lumtur se qëllimin për ta realizuar në këtë vend e kishte arritur.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat