Leonita e Granitit iu ‘hakmerret’ serbëve për kunatin e saj, Taulantin

Mediale Vip

Leonita e Granitit iu ‘hakmerret’ serbëve për kunatin e saj, Taulantin

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 17:38
Leonita dhe nëna e Granit Xhakës

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Xhaka pas fitores së mbrëmshme të Zvicrës edhe sot ka publikuar fotografi.

Ajo në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një fotografi që aspak nuk iu pëlqen serbëve, shkruan Zeri.

Në fotografinë që ajo ka postuar në “Instastory” shihet bashkëshorti i saj Graniti si dhe vëllai i tij, Taulanti, por të dy në ndeshje të ndryshme kundër Serbisë.

Graniti shihet me festën e mbrëmshme pas golit, pra me duart në formë shqiponje kurse Taulanti me kacafytjen e tij me Serbët në ndeshjen kur Shqipëria luajti kundër Serbisë në Beograd e ku u shfaq droni i famshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat