Sa po e ndjekin Kampionatin Botëror dhe për cilën kombëtare po bëjnë tifo reperët shqiptarë?

Mediale Vip

Sa po e ndjekin Kampionatin Botëror dhe për cilën kombëtare po bëjnë tifo reperët shqiptarë?

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 17:28
Reperët Shqiptar

Gjendemi në muajin e Kampionatit Botëror, muaj në të cilin 32 shtete nga e gjithë bota kanë zhvilluar ndeshjet mes vete, dhe po vazhdojnë të luftojnë për vendin e parë.

Njëra ndër ndeshjet më emocionuese për shqiptarët ka qenë pa dyshim ajo mes Zvicrës dhe Serbisë, e cila u mbosht në rezultat 2-1, falë dy golave fantastikë të shënuar nga dy futbollistët e njohru shqiptarë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Kampionati Botëror mbledh miliona shikues nga mbarë bota, në çdo katër vite të organizimit të tij.

Edicioni i sivjetmë u mbajt në Rusi, ndërsa tjetri pritet të mbahet në katar.

Tifozë nga mbarë bota ia mësyjnë dyerve të stadiumeve për të parë nga afër ndeshjet e kombëtares së tyre të preferuar.

Shpesh interes të madh në opinion zgjojnë edhe fytyrat publike, për të cilat masa e gjerë është kurioze të di se për cilën kombëtare bëjnë tifo ata.

Media këtë herë realizoi një anketim të veçantë me disa prej reperëve më të mirë shqiptarë, duke i pyetur ata se sa po e ndjekin Kampionatin Botëror, dhe për cilën kombëtare po bëjnë tifo.

Përgjigjet e shumicës prej tyre janë të përbashkët, kjo pasi një pjesë e madhe pëlqejnë Zvicrën falë katër shqiptarëve që luajnë për këtë kombëtare: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili e Valon Behrami.

Në vazhdim ndiqni rrëfimet e reperëve shqiptarë lidhur me pëlqyeshmëritë e tyre rreth Kampionatit Botëror 2018:

2po2

“Normalisht që e përcjelli edhe unë Kampionatin Botëror. Nëse do më duhej t’i rendisja kombëtaret se për cilat bëj tifo më shumë, do shkoja në këtë mënyrë: 1-Franca, sepse jetoj në Francë, 2-Zvicra për katër shqiptarët, 3-Brazili për futbollin dhe 4-Argjentina për Messin”.

Bim Bimma

“Nuk është se shikoj shumë futboll, sepse nuk e kam durimin e qëndrimit 90 minta para një ndeshje, por shikoj gjithmonë ‘highlights’-at e lojës në fund si dhe golat. Edhe ndeshjen Zvicër-Serbi e kam parë aty këtu, puna e djemve shqiptarë ndoshta do isha me Zvicrën, por në përgjithësi nuk kam ndonjë kombëtare favorit, për të cilën bëj tifo”.

Ledri Vula

“Me dëshirë do të ndiqja më shumë ndeshje, por angazhimet në koncerte dhe projekte të reja nuk po më japin luksin të shikoj shumë ndeshje. Sigurisht që për Zvicrën bëj tifo, pasi që i kemi shqiptarët që po na bëjnë krenarë aty. Por, kam simpati edhe për përfaqësuesen e Kroacisë”.

Lyrical Son

“Futbollin e ndjek shumë, sepse edhe kam qenë futbollist siç e dinë të gjithë, kështu që mund të them se futbollin e kam në zemër. Qysh në fëmijëri e kam dashur shumë. Mendoj se shqiptarët e duam dhe dimë të luajmë shumë mirë futboll, ashtu sikurse brazilianët, duke sikur kemi pak gjak të tyre dhe ata tonin (qesh). Në këtë kampionat jam me Zvicrën normal, por edhe me Kroacinë, kështu që po pres njëra të mos më zhgënjejë”.

Lumi B

Foto: Lumi B/Instagram

“Po, e ndjek Kampionatin dhe jam fans i futbollit. Për Zvicrën gjithmonë me zemër”.

MC Kresha

“Unë e ndje futbollin rregullisht, e aq më tepër edhe Kampionatin. Besoj që të gjithë e dinë tashmë simpatinë time ndaj Argjentinës si kombëtare dhe atë të Liverpoolit si ekip. Kështu që shpresoj këtë vit ta fitojë Argjentina, edhe pse frikohem që do ta fitojë Brazili”.

Agon Amiga

“Për momentin jam me Zvicrën, pasi që i kem shqipet tona që na zbardhën fytyrën, edhe favorit qysh nga fëmijëria e kam Brazilin”.

Elinel

“Me e përcjell Kampionatin e përcjelli vetëm kur e zë ndonjë lojë në TV dhe e shikoj, ose ndonjë lojë që është tepër interesant. Unë kam dëshirë që Zvicra të ecë përpara, puna e shqiptarëve që luajnë aty”.

Skivi

“Unë për veten time nuk jam tifoz i futbollit aspak, Kampionatin nuk e ndjek gati aspak, mirëpo hasi në të pasi shoqëria e shikojnë non-stop. Futbollin zakonisht e zë vetëm në ndonjë finale të ndonjë Kampionati ose kur Kombëtarja jonë ose e Shqipërisë luajnë, kam dëshirë t’i shoh. Favorit këtë vit në Kampionat Botëror nuk kam asnjë”.

Getinjo

“E ndjek edhe unë futbollin normal si gjithë të tjerët. Këtë vit përkrahi Zvicrën, kjo për shkak të shqiptarëve që luajnë atje dhe na bëjnë krenarë”.

Capital T

“Nuk është se e ndjek edhe aq shumë futbollin, por jam ndjerë krenarë me Zvicrën, dhe mund të them se e mbështes si ekip”.

Majk

“Po e shikoj Kampionatin Botëror, pasi më pëlqen futbolli. Si kombëtare këtë vit mbështes Brazilin”.

Gold AG

“Nuk jam shumë merakli i futbollit, por në këtë edicion mbështeti Zvicrën. E shikoj çdo lojë të saj, mund të them se kam shikuar dhe vazhdoj të shikoj çdo lojë ku luajnë shqiptarët. Kështu që në këtë Kampionat jam me Zvicrën”.

2 Ton

“E përcjelli Kamipnatin Botëror. Jam tifoz i Zvicrës, dhe ndjehem shumë krenarë me shqiptarët që na e zbardhën fytyrën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat