Gruaja e Granit Xhakës u kujton diçka të hidhur serbëve

Mediale Vip

Gruaja e Granit Xhakës u kujton diçka të hidhur serbëve

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 14:37
Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj

Bashkëshortja e Granit Xhakës, Leonita Xhaka pas fitores së mbrëmshme të Zvicrës edhe sot ka publikuar fotografi, shkruan “Zeri.info”. Ajo në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një fotografi që aspak nuk iu pëlqen serbëve.

Në fotografinë që ajo ka postuar në “Instastory” shihet bashkëshorti i saj Graniti si dhe vëllai i tij, Taulanti, por të dy në ndeshje të ndryshme kundër Serbisë.

Graniti shihet me festën e mbrëmshme pas golit, pra me duart në formë shqiponje kurse Taulanti me kacafytjen e tij me Serbët në ndeshjen kur Shqipëria luajti kundër Serbisë në Beograd e ku u shfaq droni i famshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat