TopAwards/ Morena Taraku në “The Top List” për herë të parë, me këngën e re

Mediale Vip

TopAwards/ Morena Taraku në “The Top List” për herë të parë, me këngën e re

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 21:19
Morena Taraku

Ajo fillimisht u bë e famshme për publikun si një modele e suksesshme por prej disa vitesh Morena Taraku i është futur seriozisht karrierës muzikore.

Ndërkohë që ka kaluar thuajse një vit nga projekti i saj “solo”, Morena ka ardhur me një bashkëpunim me DJ PM dhe DJ Dagz. Duket se me këtë projekt, Morena ka goditur në shenjë pasi falë tij, ajo ka arritur të bëhet pjesë e klasifikimit të “The Top List” për herë të parë.

Falë mbështetjes së madhe të publikut, ky projekt muzikor, i cili mban titullin “Femnat” për këtë javë pozicionohet vendin e 79-të.

Sa i përket muzikës, ajo mban vulën e Prygo, DJ PM dhe DJ Dagz ndërsa teksti është punuar nga Uki Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat